Lajmet

Komisioni Evropian paraqet shqetësimin për degradimin sistematik të TK-së

30 nëntor 2016Degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në Prizren sikurse edhe vazhdimi i kulturës së pandëshkueshmërisë lidhur me rrënimet ilegale të monumenteve janë përmendur si shqetësime në kuadër të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian (linku: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf). Madje degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore në Prizren sipas këtij raporti paraqet edhe rrezik të shtuar për sigurinë publike.

“Incidentet e rrënimeve ilegale të trashëgimisë kulturore kanë vazhduar dhe ndëshkimet ndaj kryesve nuk janë zbatuar. Degradimi sistematik i trashëgimisë, veçanërisht në Prizren, paraqet një shqetësim të madh dhe përbën një rrezik në rritje për sigurinë publike”, thuhet në Raport, në pjesën e të drejtave kulturore. Raporti përmend se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit që ishte themeluar në vitin 2014 për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pas ndikim minimal. “Nevojiten përpjekje të shtuara për të siguruar mbrojtjen dhe menaxhimin adekuat të trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën”, thuhet në Raport. Lexo komunikatën.