Projektet

Rikthimi i Qytetit

Projekti është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit që ta gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetin (dhe të drejtat e njeriut) përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit. Projekti bazohet në përpjekjet e mëparshme të organizatës për të demokratizuar më tej ushtrimin e planifikimit urban të qeverisjes lokale të Prizrenit, duke hartuar dhe zbatuar mjete praktike për përfshirjen e komunitetit. Projektet ofrojnë mjete praktike për grupet e synuara të komunitetit, të kombinuara me alternativa të politikave dhe forcimin e proceseve demokratike institucionale.

Objektivat

  • Të mundësojë platforma për edukim, mobilizim dhe aktivizëm, përmes të cilave grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit do të ndikojnë në proceset institucionale të planifikimit të qytetit dhe do të përpiqen për të drejtën e tyre mbi qytetin.
  • Të nxisë reformën e politikave përmes një iniciative qytetare për Kartën e Drejtës mbi Qytetin që do të përshpejtonte demokratizimin e qeverisjes urbane dhe planifikimit të qytetit.
  • Të promovojë një debat publik mbi konceptin dhe praktikat e të drejtës mbi qytetin nëpërmjet medias.