Shenjëzimi horizontal i zbehur përgjatë rrugës unazore rrezikon këmbësorët dhe çiklistët në Prizren

Shenjëzimi horizontal përgjatë rrugës unazore është zbehur pothuajse në tërësi, gjë që paraqet rrezik për sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve në komunikacion. Kryerja e punëve në mënyrë jo cilësore ka bërë që ky shenjëzim të shlyhet në shumë pika dhe të sfidojë qarkullimin e këmbësorëve dhe çiklistëve në rrugën unazore.


EC Ma Ndryshe i bën thirrje autoriteteve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për të evituar lëshimet aktuale në këtë aspekt. Gjithashtu i bën thirrje organeve komunale që projektet e kësaj natyre të zbatohen me cilësi të duhur për të pasur qëndrueshmëri dhe për të shmangur rrezikun për qytetarët, gjithnjë duke pasur parasysh kujdesin për shpenzimin e parasë publike.

Rrjetëzimi