Sa aktiv, aq transparent?
Dokumentari Sa aktiv, aq transparent? është realizuar në kuadër të projektit Rritja e Pjesëmarrjes përmes Mediave Sociale, i përkrahur financiarisht nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Projekti SMILE i financuar nga Democratic Governance Thematic Trust Fund (DGTTF) dhe implementuar nga EC Ma Ndryshe
Qëllimi i projektit është që t'i inkurajojë të rinjtë e Prizrenit dhe të Gjilanit për pjesëmarrje në vendimmarrje lokale dhe që përmes qasjes inovative dhe edukative t'ju lehtësojë atyre kuptimin e të drejtave qytetare dhe të përgjegjësive. Për më tepër, projekti synon të ngushtojë hendekun mes pushtetit lokal dhe të rinjve duke i mbështetur ata përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitetet, duke përdorur mjetet sociale që janë në dispozicion gjithnjë e më shumë. Shikoni dokumentarin këtu