Markimi i shtigjeve të ecjes në parkun Moronica në Junik
Praktika e markimit të shtigjeve në zona rekreative malore ka ardhur si propozim që të aplikohet në parkun Moronica nga Vjollca Qestaj, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit. Këto shenjëzime saktësisht përcaktojnë drejtimin e ecjes dhe distancën duke shërbyer si udhërrëfyes për vizitorët e këtij parku. Ky aktivitet është realizuar me qëllim që të promovohet turizmi malor në këtë pjesë të Junikut.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).