Zebra shumëngjyrëshe, për të shtuar sigurinë në trafik

EC Ma Ndryshe, gjatë të enjtes dhe të premtes, ka realizuar performancën publike "Zebra shumëngjyrëshe".

Qëllimi i kësaj performance publike është shtimi i vëmendjes për sigurinë në trafik, ashtu që ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Ndër rrugët më të frekuentuara nga nxënësit dhe automjetet në qytetin e Prizrenit janë ato në afërsi të Shkollave fillore dhe të mesme të ulëta "Mustafa Bakiu" dhe "Emin Duraku" si dhe shkollës së mesme "Remzi Ademaj". Për këtë arsye pranë këtyre shkollave zebrat janë dizajnuar në atë mënyrë që t'i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët që ta kalojnë rrugën në vendkalimin e paraparë, derisa për ngasësit janë ngjyrat më të ndritshme dhe të dallueshme për t’i paralajmëruar ata që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në këto zona.

EC bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t'i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt.

Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projekti "Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

 

Rrjetëzimi