Vizitë në shkollën Mati Logoreci në Prizren

Është mbajtur një prezantim para nxënësve të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren me të cilët është ndarë përvoja një vjeçare e projektit Eko Shkolla. Pas kalimit nëpër një serie të edukimit mjedisor, zbatimit të aksioneve të shumta dhe fitimit të përvojës dhe njohurive përkatëse, EC dhe anëtarët e këtij Klubi të Ambientit Luciano Motroni tani po vizitojnë shkollat tjera publike të Prizrenit për të ndarë përvojën e EKO-Shkollës dhe të motivojnë të rinjtë e tjerë që të merren me çështjen e mbrojtjes së mjedisit.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
 

Rrjetëzimi