Vizita studimore në Beograd
EC Ma Ndryshe, si organizatë partnere e Olof Palme International Center ishte pjesëmarrëse në vizitën studimore në Beograd, e cila kishte për qëllim njohjen me punën e të rinjëve në Serbi. Synimi i kësaj vizite ishte që organizatat partnere të Olof Palmes të cilat kanë në fokus të punës së tyre punën me të rinjtë, të marrin përvoja të reja nga ligjeratat dhe vizitat në qendrat për të rinjtë. Temat e shtjelluara gjatë kësaj vizite ishin: politikat publike për të rinjtë, mbështetja e iniciativave të të rinjëve nga Qendrat Burimore, njohja e profesionit të punës me të rinjtë dhe sigurimi i cilësisë, kontributi i OJQ-ve në zhvillimin e politikave rinore, sigurimi i hapësirave publike për të rinjtë si edhe bashkëpunimi i të rinjëve me autoritetet publike.