Viktimat dhe Sistemi i Drejtësisë
Sot më 26 mars 2014 u mbajt punëtoria për edukimin e publikut të organizuar nga Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte vetëdijesimi i publikut për të Drejtat e Viktimave në Sistemin e Drejtësisë, për mekanizmat që luajnë rol të rëndësishëm për mbrojtjen e Viktimave të Krimit, dhe gjithashtu prezantimi i mekanizmave të ankesave kundër zyrtarëve që shkelin përgjegjësitë e tyre për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
Përfaqësuesit në këtë punëtori ishin: Përfaqësuesit nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Prizren, përfaqësuesit nga Gjykata Themelore e Prizrenit, pjesëtarë të komunitetit dhe shoqërisë civile.