Vendosen shporta për grumbullimin e plastikës

Sot është realizuar iniciativa për vendosjen e shportave për grumbullimin e plastikës në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren. Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” ka ardhur me idenë e krijimit të disa lokacioneve të grumbullimit të shisheve të pastikës në këtë segment rrugor, duke qenë se është një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit. Për vendosjen e këtyre shportave EC është koordinuar edhe me kompaninë EKO regjioni të cilët në baza të caktuara kohore do të bëjnë mbledhjen e mbetjeve të cilën do ta përdorin për riciklim.

EC para disa javësh ka hapur thirrjen shkollore përmes së cilës ka ftuar nxënësit e shkollës "Luciano Motroni" që të aplikojnë me ide kreative për mbrojtjen e mjedisit nën konceptin EKO SHKOLLA. Idetë më interesante janë pëzrgjedhur dhe tani po mbështeten nga projekti dhe po zbatohen nga nxënësit nën mbikqyrjen dhe mentorimin e mësuesve dhe stafit të projektit.

Nxënësit kanë mundur të aplikojnë me ide të cilat do të kontribuonin në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për ta dhe njëkohësisht intervenimet të jenë miqësore për ambientin që e rrethon.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
 

Rrjetëzimi