Vendosen filtrues biologjik të ajrit në laboratorin e Kimisë

Është realizuar iniciativa për vendosjen e murit të myshqeve në laboratorin e Kimisë në shkollën “Luciano Motroni”, ide kjo e cila ka ardhur nga nxënësit e kësaj shkolle. Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë vendosja e këtyre bimëve në laboratorin e Kimisë duke e parë si të nevojshme filtrimin e ajrit në këtë laborator ku më së shumti ka ndotje kimike të ajrit.

Myshqet janë luftues të rëndësishëm të ndotësve të ajrit. Pluhuri dhe agjentë të tjerë prezent në ajër mund të përmbajnë një sërë ndotësish potencialisht të rrezikshëm, siç janë grimcat e tymit myku dhe gazrat kimik. Kur njerëzit thithin pluhurin në ajër, ata rrezikohen nga një sërë sëmundjesh të organeve të frymëmarjes dhe më gjerë. Vendosja e myshqeve në hapësira të brendshmë e sidomos në një laborator të Kimisë ku ka lirim të madh të gazrave të tillë ndihmon në eleminimin e kësaj ndotje kimike.

Filtruesit biologjik të ajrit siç janë myshqet kanë një rol të madh edhe në rregullimin e temperaturës së hapësirës duke e freskuar ajrin gjatë stinës së verës dhe duke shërbyer si izolatorë nga të ftohtit gjatë dimrit. Një rol tjetër po aq të rëndësishëm që luajnë myshqet është edhe rregullimi i lagështisë së ajrit. Ky është një nga atributet më interesante dhe më të dobishme të myshkut - që mund të thithë lagështi nga ajri kur lagështia është e lartë dhe pastaj ta lëshojë përsëri në ajër kur lagështia është e ulët.

Pra vendosja e murit të myshqeve në laboratorin e kimisë në shkollën Luciano Motroni do të shërbejë si një intervenim i rëndësishëm që do të ketë rol në krijimin e ajrit të një një cilësie më të lartë dhe shëndeti më të mirë tek nxënësit që e frekuentojnë këtë hapësirë.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rrjetëzimi