Vendosen afishet me porosi ndërgjegjësuese

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare - OPDMK dhe EC Ma Ndryshe kanë nisur aktivitetet për shënimin e "Javës së Distrofisë".


Në aktivitetin e parë janë vendosur afishet me mesazhe ndërgjegjuese për publikun, për të vënë në pah pengesat e përditshme me të cilat përballen Personat me Aftësi të Kufizuara.


"Java e Distrofisë" ka nisur të shënohet për herë të parë në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë shënohet çdo vit në javën e tretë të muajit maj. Përmes aktiviteteve në këtë javë synohet të rritet ndërgjegjësimi i publikut për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara si dhe angazhimit për sigurimin e mundësive të barabarta për ta.


Aktiviteti u realizua në kuadër të javës së distrofisë nga OPDMK në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe.

Rrjetëzimi