Vazhdon java e dytë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban
![Vazhdon java e dytë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607343383/images/03_06_2018_6541938_31131361_1703516886429239_515651827449011270_n_sawkxn.jpg)
Ka vazhduar java e dytë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës janë njoftuar lidhur me bazën teorike dhe shembuj praktikë të aktivizmit. Temat e ligjëratave të mbuluara gjatë javës së dytë ishin: ‘’Arti si Shprehje e Aktivizmit’’ nga Fitore Isufi-Koja, ‘’Qyteti Gjithëpërfshirës’’ nga Modest Gashi dhe ‘’Pjesëmarrja e Qytetarëve në Planifikimin e Qytetit’’ nga Fisnik Minci. Në kuadër të punës praktike, ka vazhduar puna në grupe lidhur me konceptimin e 6 iniciativave qytetare të cilat do të realizohen gjatë Modulit 2 të ShAU. Fushëveprimet e punës së të rinjve të ndarë në grupe dhe të monitoruar nga mentorët profesionistë janë: arti në hapësirat publike, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, hapësirat publike dhe personat me aftësi të kufizuara, Lumbardhi – hapësirë për të gjithë, hapësirat publike përreth shkollave dhe intervenimet urbane në Prizren.