Ura e Gurit dhe e Arastës, dëshmi të mungesës së shtetit ligjor

Gjatë muajit janar monitoruesit e organizatës kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria për Shërbime Publike në lidhje me afatin e largimit tëndriçimit nga këto ura, që vitin e kaluar ishin vendosur pa leje të Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe pa pëlqimet eInstitutit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike dhe të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit. DSHP nuk e ka parë të udhës që të ofroj përgjigje, duke shkelur parimet bazë të transparencës, por edhe dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Për më shumë lexoni komunikatën: http://www.online-transparency.org/repository/docs/UW_Komunikate_10.pdf

Rrjetëzimi