Ulëset eko-miqësore do të zhvendosen nga Qendra Historike e Prizrenit
Në korrik të vitit 2022 janë vendosur ulëset eko-miqësore, të cilat edhe krijuan oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”. Qëllimi i vendosjes së tyre ishte shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare. Por duke e parë mungesën e mirëmbajtjes dhe degradimin e tyre, si dhe duke marrë parasysh faktin se ato kanë pasur leje të përkohshme ndërkohë që institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje të përhershme, EC ka vendosur që ti zhvendosë, për ti destinuar në hapësirat tjera publike të qytetit, në koordinim me drejtorinë përkatëse.
Mungesa e hapësirave të gjelbra ka një numër pasojash për komunitetin. Duke e ditur rëndësinë e këtyre hapësirave, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për shtimin e tyre. Njëkohësisht i bën thirrje institucioneve që të angazhohen për shtimin e gjelbërimit dhe mirëmbajtjen e duhur të hapësirave publike.