Ulëse për nxënësit e "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Drenas

Janë vendosur ulëset në oborrin e shkollës "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Drenas, iniciativë kjo e realizuar me propozim të Edorrita Rrukiqi, nxënëse e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct). Kjo iniciativë ka pasur qëllimin e vënies në funksion dhe shfrytëzimit të kësaj hapësire nga nxënësit e kësaj shkolle.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

Rrjetëzimi