Ulëse eko-miqësore në Qendrën Historike të Prizrenit
EC ka vendosur disa ulëse-vazo rrethore me drunj të cilat do të krijojnë oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”. Qëllimi i vendosjes së tyre është shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare.
Këto ulëse do të shërbejnë edhe për socializimin e atyre që do ta frekuentojnë hapësirën, por edhe do ta gjallërojnë atë duke e bërë më funksionale.
Mungesa e hapësirave të gjelbërta ka një numër pasojash për komunitetin, prandaj duke e ditur rëndësinë e këtyre hapësira, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për realizim të iniciativave të tilla, por njëkohësisht bën thirrje edhe tek qytetarët dhe institucionet për mirëmbajtje të tyre.