U shënua Java e Distrofisë Muskulare
Programi i Javës së Distrofisë Muskulare përmbante aktivitete sensibilizuese, të realizuara në formë të aktivizmit kulturor në hapësirën publike, duke synuar adresimin e çështjeve me të cilat ballafaqohe personat me nevoja të veçanta në baza ditore.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Distrofisë Distrofisë sivjet u organizuan nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës dhe u përkrahën financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një pjesë e aktiviteteve të Javës së Distrofisë u organizua në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit Prizreni, qytet pa pengesa, që përkrahet financiarisht nga USAID nga programi E4E dhe mbikëqyret nga ATRC.