U mbajt punëtoria "Sheshi 7 Korriku"

EC ka organizuar punëtorinë “Sheshi 7 Korriku” ku u prezantua dhe u diskutua me pjesëmarrësit e pranishëm skenari i bazuar në rezultatet e hulumtimit të zhvilluar në terren. Kjo punëtori kishte për qëllim vlerësimin e ndryshimeve pozitive në zhvillimin e qëndrueshëm të hapësirës / Qendra Zejtare – Sheshi 7 Korriku si dhe ndërtimin e dialogut mes palëve të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin bizneset që operojnë në këtë hapësirë, pëfaqësues të OJQ-ve, të KK të Prizrenit, QRTK-së si dhe përfaqësues të Kuvendit të të Rinjëve. Kjo punëtori u organizua në kuadër projektit “Qytetet Gjithëpërfshirëse – promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” përkrahur nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Rrjetëzimi