Trotuaret e Prishtinës ende të zaptuara

Për ta evidentuar shkallën e zaptimit të trotuareve dhe llojet e pengesave në hapësirën e dedikuar për lëvizjen e këmbësorëve në përgjithësi, në kuadër të aktiviteteve brenda projektit “Online Transparency”, në Prishtinë, EC Ma Ndryshe, javët e fundit ka zhvilluar një hulumtim të shkurtër në lidhje me këto probleme me të cilat përballën përditë këmbesorët e Prishtinës.

Një nga komponentet themelore të lëvizjes për qytetarë në hapësirat urbane janë trotuaret – rrugët e këmbësorëve. Trotuaret janë ato pjesë të hapësirës publike në qytet, të cilat, pos që e krijojnë sipërfaqen e përshtatshme për ecje në publik, iu ofrojnë siguri këmbësorëve nga aksidentet e trafikut. Trotuaret e mira janë ato të cilat i akomodojnë së paku dy persona të rritur që të mund të ecin përbri njëri-tjetrit dhe janë të lira nga elementet horizontale dhe vertikale që e vështirësojnë ose pengojnë krejtësisht lëvizjen.

 

Lexo komunikatën dhe për më shumë gjeni vegzën ku shihen pengesat në rrugën RRUSTEM STATOVCI, ARMEND DACI dhe BULEVARDIN "DËSHMORËT E KOMBIT"
 

Rrjetëzimi