Trashëgimia kulturore: një histori e patreguar

EC Ma Ndryshe sot ka publikuar analizën “Trashëgimia kulturore: një histori e patreguar” e cila synon t’i shqyrtojë tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës, për të parë se si prezentohet në to trashëgimia kulturore e Kosovës. 


Nga shqyrtimi i teksteve mësimore të historisë në Kosovë del se trashëgimia kulturore në këto tekste prezentohet në mënyrë tejet të kufizuar. Nuk thuhet asgjë mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe lidhjen e saj me formimin e identiteteve, as për ndikimin që diversiteti kulturor mund të ketë në zhvillimin e tolerancës, pengimin e urrejtjes, të racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit që mund të shkaktojnë konflikte. Këto tekste nuk e shpjegojnë fare konceptin e “trashëgimisë kulturore”, e madje as që e përmendin ndokund. Gjeni komunikatën këtu. Lexoni analizën në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze këtu.

Rrjetëzimi