Transporti Urban në Prizren tashmë ka materiale informuese
Në kuadër të krijimit të Platformës për Transportin Urban në Prizren, EC Ma Ndryshe ka dizajnuar materialet grafike informuese përkatësisht hartat e linjave urbane, orarin e shërbimit të këtyre linjave, shenjëzimet e stacioneve urbane dhe shenjëzimet brenda autobusëve, pasi paraprakisht ka definuar lokacionet dhe emërtimet e stacioneve lokale. Përmes performansës Harta e Transportit Urban të Prizrenit dhe shenjëzimi i autobusëve ato janë vënë në shërbim të publikut me synimin që të lehtësohet informimi i qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë shërbim.
Në një analizë të bërë për transportin urban në Prizren, pas takimeve dhe punëtorive të organizuara nga EC dhe OPDMK me grupet e ndryshme të komunitetit, janë identifikuar problemet si mungesa e shenjëzimeve rrugore; mungesa e materialeve informuese; mungesa e stacioneve urbane; ndalesat jo të rregullta të autobusëve; pengesat në qasje të personave me aftësi të kufizuar, etj.
Gjeni hartën këtu dhe për më shumë lexoni komunikatën.