Trajtimi i ndërtimeve pa leje përbrenda zonave të mbrojtura
Ditë më parë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar draftin e udhëzimit administrativ për Kërkesat Themelore të Shëndetit dhe Sigurisë për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, bazuar në ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, që është në fuqi që nga 5 shkurti i vitit 2014.
Në lidhje me ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe udhëzimin administrativ të sipër përmendur, shfrytëzojmë rastin të tërhiqnim vëmendjen rreth disa aspekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë arkitekturale dhe zonat e mbrojtura.
Për të evidentuar këto zona të mbrojtura, bazuar në Ligjin për Trashëgiminë dhe listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohëshme, EC Ma Ndryshe e punoi një hartë, në të cilën paraqiten të gjitha ndërtesat në qytetin e Prishtinës që janë në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohëshme, si dhe perimetri prej 50 metrash që përbën zonat e mbrojtura rreth atyre ndërtimeve. Gjatë përgatitjes së dokumentacionit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, u rekomandojmë komunave që në koordinim të plotë me MMPH-në dhe MKRS-në, të hartojnë harta të tilla apo të ngjashme zonale. Hartën zonale për qytetin e Prishtinës të përgatitur nga EC Ma Ndryshe, e gjeni në vegëzën www.online-transparency.org.
Për më shumë lexo komunikatën