Trajnim mbi mbrojtjen e mjedisit me filloristët e shkollës “Loyola”
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "EKO Shkolla" sot para nxënësve të shkollës fillore "Loyola" ka mbajtur një trajnim mbi edukimin mjedisor. Ky trajnim është dizajnuar me qëllim të njoftimit të nxënësve me çështjet aktuale mjedisore dhe alternativat për mbrojtjen e ambientit nëpërmjet mënyrave të ndryshme të aktivizmit. Në kuadër të këtij trajnimi filloristët patën mundësinë të punojnë bashkë me Flaka Xërxa Beqiri mbi temën "Edukimi, vetëdijësimi publik dhe aktivizmi i komunitetit për mbrojtjen e ambientit". Këta nxënës fillimisht dëgjuan ligjëratën mbi këtë temë ku u potencuan mënyrat e aktivizmit dhe çështja e riciklimit, ripërdorimit dhe reduktimit për të vazhduar pastaj me punën në grupe rreth kësaj teme.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).