Themelohet "Forumi Transparenca"
Pas procesit të konsultimeve ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve, që ka zgjatur për disa muaj dhe në përpjekje të gjetjes së formave për rritjen e transparencës institucionale, në muajin mars në Prizren është themeluar Platforma e përbashkët e veprimit të aktivistëve të shoqërisë civile dhe medias, e titulluar në mënyrë simbolike Forumi Transparenca.
Kjo platformë synon që të koordinojë dhe promovojë veprimet e aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve që janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike, të rrisë vizibilitetin e punës së shoqërisë civile përmes prezencës së shtuar në mediat lokale dhe qendrore, pastaj të ngre aftësinë avokuese të shoqërisë civile për qeverisje më transparente dhe llogaridhënëse në Prizren, si dhe të ngre pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe të sigurojë që kërkesat e tyre merren parasysh.
Lexoni: Deklaratën e themelimit dhe Komunikatën për media