Të shtohet kontrolli mbi shpenzimet e reprezentacionit dhe të derivateve nga komunat
Komunat e Kosovës nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e reprezentacionit e as kontrolle të mjaftueshme për shpenzimin e derivateve. Sipas një dokumenti të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) (qasja në linkun: http://oag-rks.org/repository/docs/Treguesit_e_performances_se_komunave_2014_Shqip_938871.pdf), as komunat e mëdha nuk përbëjnë përjashtim në këtë drejtim. Kësisoj pjesa dërmuese e tyre figurojnë në listën e shpenzuesve luksozë, bazuar në pasqyrat financiare të vitit 2014.
Auditori ka bërë të ditur se në tërë totalin e shpenzimeve për reprezentacion përkatësisht dreka zyrtare, harxhimet më të larta janë regjistruar tek komunat: 1. Prizreni, 2. Gjilani, 3. Gjakova, 4. Vushtrria, 5. Peja, e kështu me radhë. Këto komuna, së bashku kanë shpenzuar mbi 300 mijë euro, nga 735 mijë eurot e shpenzuara nga 34 komuna të Kosovës. Lexo komunikatën.