Të rinjtë nuk pyeten për kërkesat e tyre

EC Ma Ndryshe sot ka vijuar debatin e katërt me rradhë në kuadër të ciklit të debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe përkthimin e kërkesave të tyre në plane konkrete për adresim në insitucionet përgjegjëse.
 
Panelist i këtij debati ishte z.Kreshnik Basha nga Caritasi Zviceran, ndërsa pjesë aktive e këtij debati ishin edhe asambleistë, drejtues të insitucioneve shkollore dhe përfaqësues të OJQ-ve që merren me të drejtat e të rinjëve. Debati u shoqërua me pjesëmarrje aktive në diskutim të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, arkitektë, atistë e urbanistë të rinjë. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi