Të Rinjtë dhe Planifikimi Urban
Përmes mjeteve të ndryshme të punës, të udhëhequr në punë grupore, të rinjtë janë stimuluar të punojnë në lokacione specifike duke trajtuar gjendjen reale të pjesëve të caktuar të qytetit, por edhe duke dhënë propozime për situata ideale. Rezultat i punëtorisë disa orëshe ishin produktet e të rinjëve të cilat do të shërbejnë si mjet identifikimi i kërkesave dhe shqetësimeve të këtij grupi të komunitetit lidhur me Planifkimin Urban në Prizren.