Të promovohen vlerat tradicionale të Prizrenit
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm ka përcjellë nga afër emërimin e drejtorëve të rinj të qeverisë komunale, puna e përditshme e të cilëve lidhet me urbanizmin, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit dhe të zhvillimit ekonomik.
Meqenëse kryetari i Komunës së Prizrenit ka emëruar drejtorë të rinj në krye të Drejtorisë së Urbanizmit, Drejtorisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, do të ishte e udhës që këta zyrtarë të lartë komunal, krahas planit të tyre të punës, të hartojnë edhe një plan të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Prizrenit, në funksion të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë.