Të moshuarit të lënë pas dore nga planifikimi urban
Sot EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit "Qyteti gjithëpërfshirës Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren" organizoi fokus grupin Të moshuarit dhe planifikimi urban në Sallën e Konferencave të EC Ma Ndryshe në Prizren. Qëllimi i diskutimit ishte identifikimi i brengave dhe nevojave të të moshuarëve dhe përkthimi i atyre planeve në plane urbane të komunës së Prizrenit.
Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishin të moshuarit (pensionerët dhe shoqatatat e pensionistëve), përfaqësues të OJQ-ve që merren me të drejtat e pensionistëve, përfaqësues të qeverisë lokale për çështje të punës dhe mirëqenies sociale, ekspertë të çështjeve gjinore dhe urbanizmit dhe pjesëmarrës nga sektorët e tjerë. Në këtë fokus grup diskutimi u orientua mbi problemet dhe nevojat e të moshuarëve në raport me infrastrukturën rrugore, transportin urban, ndërtesat dhe hapësirat publike si dhe aspekte të tjera të planifikimit urban.