Të moshuarit e Prizrenit angazhohen për më shumë gjelbërim
Në performansën Më shumë gjelbërim në hapësirat publike të organizuar nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit Qyteti gjithëpërfshirës..., të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të mërkurën, komuniteti i të moshuarve të Prizrenit ka intervenuar me mbjelljen e fidanëve në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, që ishte identifikuar nga ta si një hapësirë publike pa gjelbërim të mjaftueshëm.
Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë publike është adresuar kërkesa që gjatë planifikimit dhe investimeve të komunës në hapësirat publike, ti kushtohet kujdes më i madh gjelbërimit, me qëllim që këto pika më pastaj të shërbejnë për ndërveprim më të madh ndërmjet grupmoshave të ndryshme të qytetarëve dhe njëkohësisht të krijohet një afërsi me mjedisin. Lexo komunikatën.