TË APROVOHET PM I QENDRËS HISTORIKE TË PRIZRENIT
Kaloi një vit që nga mbyllja e konsultimit publik për Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike (QHP) të Prizrenit si hap përfundimtar në proces të hartimit të këtij dokumenti. Apelojmë që
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
dhe
Komuna e Prizrenit
që ta vendosin në prioritet dhe agjendë aprovimin dhe fillimin e zbatimit sa më të shpejtë të këtij dokumenti të rëndësishëm që përcakton politikat strategjike për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të QHP-së.