Takimi i Kuvendit të Anëtarëve

Anëtarët e EC Ma Ndryshe e mbajtën takimin e tyre të rregullt vjetor më 20 dhjetor 2013, ku u miratuan katër dokumente: raporti i punës 2013, raporti financiar 2013, plani i punës 2014 dhe plani financiar 2014. Prezent në këtë takim ishin nëntë anëtarë, dy i dërguan votat e tyre përmes emailit, ndërsa dy të tjerë munguan. Kryesues i Kuvendit të Anëtarëve për një vit u zgjodh prof. Enver Batiu, ndërsa gjatë takimit janë marrë edhe në numër vendimesh strategjike për organizatën. Detajet (diskutimet dhe vendimet) mund t’gjeni të përmbledhura në Raportin e takimit vjetor.

Këtu mund t’i shkarkoni katër dokumentet e miratuara nga Kuvendi i Anëtarëve:
-    Raporti i Punës 2013,
-    Raporti Financiar 2013,
-    Plani i Punës 2014,
-    Plani Financiar 2014.  

Rrjetëzimi