Takimet njoftuese me departamente të kulturës dhe turizmit në gjashtë komunat e regjionit jugor të Kosovës për projektin e hartëzimit të turizmit rural
Ekipi i EC Ma Ndryshes këtë javë kreu takimet njoftuese me departamente të kulturës dhe turizmit në gjashtë komunat e regjionit jugor të Kosovës për projektin e hartëzimit të turizmit rural.
Me drejtorët përkatës të Komunës së Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Dragashit, Malishevës dhe Mamushës i diskutuam pritjet, aktivitetet dhe rezultatet e përbashkëta që synojmë ti mbërrijmë bashkarisht.
Ky projekt zbatohet përmes grantit të dhënë në kuadër të projekti të UNDP-së të financuar nga Instrumenti i Komisionit Evropian Kontribues për Stabilitetin dhe Paqen (IcSP) që synon të ndërtojë besim midis komuniteteve në Kosovë përmes ndërhyrjeve të trashëgimisë kulturore që promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptimin dhe nxisin një ndjenjë të përbashkët të pronësisë së trashëgimisë kulturore midis gjithë komuniteteve.