Takime koordinuese të aleancës me aktivistë dhe OJQ lokale
Një nga aktivitetet përmbyllëse të këtij viti të aleancës së organizatave: Syri i Vizionit, Community for Social Development (CSD), EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus (D+) ishin takimet me aktivistë dhe përfaqësues të mbi 30 OJQ-ve lokale që veprojnë në Mitrovicë, Prizren, Graçanicë dhe Kaçanik.
Qëllimi i takimeve ishte ndarja e përvojës dyvjeçare të aleancës sonë dhe metodologjisë së aktiviteteve tona. Poashtu këto takime shërbyen si njoftim më i afërt me punët e aktivistëve dhe OJQ lokale me qëllim të gjetjes së mundësive të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë vitit 2020, organizatat joqeveritare Syri i Vizionit, Community for Social Development (CSD), EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus (D+) kanë formuar alencën për zbatimin e projektit “Qytetaria aktive dhe komunat përgjegjëse“, të mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Center. Qëllimi i programit është përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.