Takim mobilizues mes vullnetarëve të komunitetit dhe përfaqësuesve zyrtar

Sot në Kino Lumbardh të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka mbajtur punëtorinë mes përfaqësuesve të komunitetit shqiptar, boshnjak, serb e turk dhe zyrtarëve të komunave të Prizrenit, Dragashit, Malishevës, Mamushës, Rahovecit e Suharekës. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve që janë parashikuar në kuadër të projektit të “Hartëzimit të Turizmit Rural në rajonin jug të Kosovës”. Në takim janë mbajtur diskutime e reflektime shumë të frytshme në adresimin e sfidave dhe prioriteteve të turizmit rural që duhet të potencohen por edhe të pasqyrojë poashtu diversitetin kulturor që përfaqëson ky rajon.


“Hartëzimi i Turizmit Rural në rajonin jug të Kosovës” zhvillohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si nxitës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social” i zbatuar nga UNDP në Kosovë dhe i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

Rrjetëzimi