Takim konsultativ me banorë të lagjes Lakuriq
Ky aktivitet është vazhdimësi e punëtorisë Minecraft ku fillimisht u identifikuan problemet që kanë këto hapësira publike dhe pastaj të gjithë së bashku e në veçanti fëmijët punuan në modele 3D të propozimeve për zgjidhjet e mundshme të çështjeve të ngritura.
Projekti rePUBLIC SPACES zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe Komuna e Prizrenit përderisa financohet nga UN-HABITAT dhe Komuna e Prizrenit. Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme në Prizren nëpërmjet dialogut të politikave, projekteve të hartuara dhe të demonstruara nga komuniteti, të cilat synojnë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe komuniteteve të pafavorizuara. Projekti do të përmbyllet me investime kapitale në hapësira publike të bazuara në projektet e hartuara me komunitet.