Tabela informuese rreth rëndësisë dhe përfitimeve që sjellin drunjtë për mjedisin e pastër në zonat urbane

EC Ma Ndryshe ka vendosur disa tabela informuese rreth rëndësisë dhe përfitimeve që sjellin drunjtë për mjedisin e pastër në zonat urbane. Këto tabela janë vendosur në disa lokacione në qytetin e Prizrenit, si: në Parkun e Qytetit, dhe në disa hapësira të tjera publike në të cilat EC javë më parë ka kontribuar me mbjellje të fidanëve.


Përmes këtyre tabelave ofrohen fakte dhe të dhëna rreth druve si dhe inkurajohen qytetarët për mirëmbajtjen e tyre, që synohet të fuqizohet përmes slloganit të vendosur “Kujdesu edhe ti për drunjtë”.
 

Rrjetëzimi