Stafi i EC Ma Ndryshe pati nderin e veçantë që t’i urojë mirëseardhje ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund
Stafi i EC Ma Ndryshe pati nderin e veçantë që t’i urojë mirëseardhje ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Gjatë vizitës së tij në Prizren, patëm rastin që të diskutojmë për partneritetin e ndërsjellë në përpjekjet për ta transformuar Kosovën në një shoqëri gjithëpërfshirëse të bazuar në themele demokratike. Gjithashtu kemi prezantuar objektivat tona drejt arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe promovimit të respektimit të të drejtave të njeriut, qeverisjes transparente dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ambasadori Westerlund shijoi Shëtitjen Historike pranë objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren, si dhe pati mundësinë të vizitojë disa ndërhyrje në hapësira publike të realizuara nga EC-i me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë.