Sistem efiçient i ndriçimit për shkollën Luciano Motroni
Pas vlerësimit të gjendjes së tanishme të ndërtesë së shkollës Luciano Motroni, vlerësimit të performancës së energjisë së ndërtesës, shqyrtimit të metodave për reduktimin e kostove për përmbushjen e nevojës për energji dhe kur simit të energjisë, EC në bashkëpunim me eksperten e angazhuar ka vendosur që të ndërhyjë në ndriçimin e shkollës. I gjithë ndriçimi tashmë është ndërruar në lampa eficiente LED të cilat do të japin dritë më shumë dhe do të kursejnë energjinë elektrike.
Për detajet e intervenimit ju lutem gjeni raportin këtu:
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).