Shpallen fituesit për intervenime artistike

Komisioni për vlerësimin dhe përzgjedhjen e intervenimeve artistike në Prizren në përbërje: Rozafa Basha nga EC Ma Ndryshe,Veton Nurkollari nga Dokufest dhe Jeffrey Jamison nga Ambasada Amerikane në Prishtinë është takuar më 9 korrik 2014 në zyret e EC Ma Ndryshe në Prishtinë dhe i ka shqyrtuar të gjitha aplikimet që i janë përgjigjur thirrjes publike për propozime “Ide kreative për intervenimeve artistike në Prizren”. 

 

Në vlerësimin e aplikimeve, Komisioni Vlerësues kapërdorur sistemin (tabelën) e vlerësimit duke iu përgjigjur pyetjeve në pesë seksione: 1. Aplikacioni, 2. Përputhshmëria me objektivat e projektit, 3.Relevanca e intervenimit, 4. Efektiviteti, realizueshmëria dhe qëndrueshmëria e intervenimit dhe 5. Buxheti i intervenimit. Anëtarët e Komisionit kanë patur të drejtë që të ofrojnë vlerësim shtesë në pikën 6 të tabelës së vlerësimit.

 

Pas vlerësimit të të gjitha aplikimeve, dhe në bazë të numrit më të madh të pikëve, Komisioni Vlerësues shpall fitues këto tri ide kreative për intervenime artistike në Prizren: 1. I am a monument nga Senat Haliti, 2. Analogjia inverse nga Nora Temaj dhe 3. Love bridge - Arasta nga Doruntina Ukimeri. Ditëve në vijim, EC Ma Ndryshe do të ju njoftojë mbi detajet e realizimit të këtyre intervenimeve në hapësirën publike të Prizrenit. Vendimin e plotë të Komisionit Vlerësues mund ta gjeni këtu.

 

Rrjetëzimi