Shfrytëzimi i hapësirës në Qendrën Historike pa koordinim të duhur me autoritetet e trashëgimisë kulturore

Aktivitetet e institucioneve publike në Qendrën Historike të Prizrenit po vijojnë të realizohen pa koordinimin e duhur me autoritetet e trashëgimisë kulturore. Në Sheshin e Lidhjes po mbahet “Vera Kulturore”, për të cilin aktivitet javë më parë janë vendosur shtëpizat pa e marrë pëlqimin paraprak nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Organet komunale kërkesën për pëlqim e kanë adresuar me 14 korrik 2023, në ditën e njëjtë kur edhe janë vendosur shtëpizat, pa e marrë përgjigjen nga QRTK-ja përkatësisht nga Komisioni Profesional Shqyrtues i QRTK-Prizren.


EC i bën thirrje organeve komunale që në rastet e tilla të koordinohen më mirë me autoritetet e trashëgimisë kulturore ashtu që të respektohet legjislacioni përkatës për trashëgiminë kulturore. EC përkujton se të gjitha aktivitetet që realizohen në Qendrën Historike të Prizrenit duhet të kenë parasysh edhe rëndësinë e monumenteve të mbrojtura, dhe se në këtë aspekt është më se i nevojshëm dhe i rëndësishëm edhe konsultimi me autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, me qëllim të aplikimit të kujdesit të shtuar për integritetin e kësaj zone të mbrojtur me ligj.

Rrjetëzimi