Shfaqje teatrale në shkollat e Kosovës

Për shkak të interesimit të lartë të treguar nga shkollat tjera për shfaqjen teatrale “Barazia gjinore, E drejta e gruas në pronë dhe Të drejtat e fëmijëve”, kjo shfaqje është mbajtur edhe në Komuna të tjera, gjegjësisht në ShFMU ”Migjeni” në Gjinoc të Suharekës, në ShFMU ”Dëshmorët e Kabashit” në Korishë të Prizrenit, në ShFMU ”Anton Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh si dhe në ShFMU”Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe.

Artistët kanë realizuar shfaqjen duke përcjellur mesazhin se të drejtat mes burrave e grave duhet të jenë të barabarta në çdo aspekt duke vënë theksin në çështjen e të drejtës së gruas në trashëgiminë e pronës. Gjithashtu është zhvilluar edhe një bisedë me nxënësit duke i njoftuar ata për të drejtat e tyre, dhe mënyrat e raportimit në rast të shkeljes së këtyre të drejtave.

Shfaqja është me regji të Ekrem Sopi, dramaturge Albana Muja dhe aktorë Valmira Hoti dhe Labinot Lajçi.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)".

 

Gjeni fotot e aktivitetit këtu.

Rrjetëzimi