Shfaqje teatrale me tema sociale

Sot është mbajtur një shfaqje teatrale para nxënësve të shkollës fillore ”LIRIA” në Fortesë të Rahovecit me qëllim të trajtimit të disa temave sociale dhe diskutimit të tyre ndërmjet nxënësve dhe aktorëve.

Temat që i ka trajtuar kjo shfaqje janë: Barazia gjinore; E drejta e gruas në pronë dhe Të drejtat e fëmijëve. Artistët kanë realizuar shfaqjen duke përcjellur mesazhin se të drejtat mes burrave e grave duhet të jenë të barabarta në çdo aspekt duke vënë theksin në çështjen e të drejtës së gruas në trashëgiminë e pronës. Në fund është zhvilluar një bisëde ndërmjet artistëve dhe nxënesve, ku këta të fundit janë njoftuar mbi të drejtat e tyre dhe mënyrat e raportimit në rast të shkeljes së këtyre të drejtave. Kjo shfaqje do të vazhdojë të prezantohet edhe në shkolla të zonave të tjera rurale të Kosovës.

Shfaqja është me regji të Ekrem Sopi, dramaturge Albana Muja dhe aktorë Valmira Hoti dhe Labinot Lajçi.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

Rrjetëzimi