Shekujt e breshkës dhe qeses së plastikës

Është realizuar videoja "Shekujt e breshkës dhe qeses së plastikës" në të cilën përshkruhen pasojat që mund të shkaktojë një qese plastike ndaj ambientit. Kjo video specifikisht paraqet ciklin jetësor të një breshke dhe jetëgjatësinë e një qeseje të plastikës, duke përfunduar me takimin fatal të këtyre dyjave pas një periudhe të gjatë kohore. Videoja ështe realizuar me qëllim që të shërbejë si një thirrje për reduktimin e përdorimit të qeses së plastikës në mënyrë që të zvogëlohet niveli i mbeturinave të tilla që shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore si rasti që është përshkruar në këtë video dhe duke inkurajuar shikuesin për përdorimin e torbave të ripërdorshme.

Breshkat e detit nuk mund të vërejnë dallimin midis një kandili deti me të cilin ushqehen dhe një qese plastike që noton në ujë. Duke synuar që të ushqehen me këto qese të plastikës këto breshka ngatërrohen në to duke u ngulfatur ashtu siç ndodh edhe në videon "Shekujt e breshkës dhe qeses së plastikës". Pasojat e qeseve të plastikës janë shumë të mëdha, ato ndotin tokën dhe ajrin, lirojnë toksina të shumta dhe kafshët ujore ngulfaten apo i gëlltisin duke i gabuar ato për ushqim. Edhe pasi trupat e kafshëve të dekompozohen, qeset plastike mbeten të paprekura, dhe një kafshë tjetër mund të vazhdojë pësimin e mëtutjeshëm. Gjeni këtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=ZfXxyTbnh48&fbclid=IwAR1FYrh_TgBkjX8d9HVamCP-XJC2TDdDbEt2QfxehP2PzAZCqkj8qXW1Il

Videoja është realizuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me studion AMAM.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rrjetëzimi