Sfidat e prokurimit publik në Komunën e Prizrenit
“Sfidat e prokurimit publik në Komunën e Prizrenit” është analiza e radhës të cilën EC e ka publikuar dhe në kuadër të saj trajtohen gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe sfidat e prokurimit në Komunën e Prizrenit. Poashtu në këtë analize EC ka veçuar disa projekte specifike si: Rasti i ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur, Teleferiku për në Kalanë e Prizrenit, Rregullimi i shtratit të Lumëbardhit, Akuzat e pushtetit aktual ndaj ish-pushtetit lidhur me prokurimin dhe menaxhimin e disa kontratave dhe Moszbatimi i vendimeve të OSHP-së dhe padia e afaristit. Në fund të analizës EC ka ofruar edhe një listë të rekomandimeve. Për më shumë gjeni publikimin këtu.