Seminari Roli i pushteteve lokale ne mbrojtjen e resurseve natyrore
EC Ma Ndryshe morri pjesë në seminarin Roli i pushteteve lokale ne mbrojtjen e resurseve natyrore, seminari i dytë në kuadër të projektit Rrjetëzimi lokal për zhvillim të qëndrueshëm, i cili implementohet nga: Fondi i Beogradit për përsosmëri politike në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur nga Prishtina. Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë bashkëpunimin në nivel lokal ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të japë kontribut drejt zhvillimit të dialogut demokratik lidhur me çështjet e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm, të japë kontribut drejt ndërtimit të kapaciteteve njerëzore përmes ngritjes së vetëdijes dhe fitimit të njohurive të reja të personave nga vetëqeverisja lokale, organizatat e shoqërisë civile në bashkësitë lokale, përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe biznesor, si dhe të inicojë dhe zhvillojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendimmarrësve të bashkësive lokale në Serbi dhe Kosovë.