Sanohet muri mbrojtës në ShFMU “Fadil Hisari”

Muri mbrojtës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fadil Hisari” në Prizren është sanuar. Në këtë mënyrë është përmbushur një kërkesë e komunitetit shkollor.


Në muajin qershor, pas takimeve të rregullta ndërmjet EC-it dhe menaxhmentit të ShFMU “Fadil Hisari” është adresuar në Komunë të Prizrenit konkretisht në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë kërkesa për intervenim në sanimin e murit mbrojtës, i cili ka paraqitur rrezik për nxënësit e kësaj shkolle për vite me radhe.


Drejtoria në fjalë ka dërguar ekipin e preventivës dhe pas konstatimit të rrezikut është angazhuar Operatori Ekonomik, i cili ka bërë rregullimin e murit.


Shembulli i këtij intervenimi paraqet një praktikë të mirë të përfilljes së kërkesave të komunitetit, dhe EC-i inkurajon organet komunale që ti përmbushin kërkesat prioritare të qytetarëve.

Rrjetëzimi