Banorët e kësaj ndërtese të banimit kolektiv në lagjen Ortakoll të Prizrenit nuk janë të kënaqur me gjendjen e hapësirës përreth ndërtesës. Dhe kanë vendosur të mos rrijnë duarkryq. Bashkë me aktivistët e EC Ma Ndryshe dhe arkitektët kanë nisur një proces për ndryshimin e kësaj hapësire. Pas sesioneve të diskutimit me profesionistë, është prodhuar një vizionim për hapësirën në fjalë. Të gjitha propozimet e vizualizuara në këtë skicë janë rezultat i kërkesave të vetë banorëve. Në rradhë është dorëzimi i këtij propozimi në komunën e Prizrenit dhe realizimi i tij sa më parë. Banorët janë të gatshëm që të participojnë edhe financiarisht për realizimin e këtij vizioni.