Rëndësia e energjisë së efiçiencës ishte tema që u trajtua në ditën e pestë
Ky trajnim u drejtua nga Azra Krasniqi e cila është Eksperte e Energjisë në IMPAQ International. Trajnimi vazhdoi duke mësuar për burimet e energjisë në Kosovë, përdorimin, konsumin dhe konservimin e tyre. Në këtë trajnim u prezantua rregullimi institucional, ligjor dhe politik i këtij sektori. Pjesa e fundit dhe më e përpunuar ishte energjia e efiçiencës. Në këtë pjesë u sqarua në detaje se çfarë është energjisë së efiçiencës, ku implementohet në përgjithësi, me një përqendrim më të madh në Kosovë.